Gërvalla: Zbardhja e vrasjes së vëllezërve Bytyqi mbetet plagë e hapur për Kosovën

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Shwartz ka thënë se zbardhja e vrasjes së Agron, Mehmet dhe Ylli Bytyqi dhe dhënia e dënimit për përgjegjësitë mbetet plagë e hapur e Kosovës dhe SHBA-së.

Gërvalla përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se bashkë me kryeministrin Kurti kanë nderuar sakrificën e vëllezërve Bytyqi për lirinë e vendit.

“Vëllezërit Bytyqi në Nju Jork janë dëshmi e fuqishme dhe kujtesë e përhershme e kontributit të pashembullt të mërgatës sonë për çlirimin e Kosovës dhe e krimeve të pandëshkuara të Serbisë. Bashkë me Kryeministrin Kurti, nderuam sakrificën e jashtëzakonshme të vëllezërve Agron, Mehmet dhe Ylli Bytyqi, shtetas amerikanë dhe djem të Kosovës që dhanë jetën për lirinë e Kosovës”, shkroi Gërvalla.

“25 vite kanë kaluar por zbardhja e këtij krimi dhe dhënia e dënimit të merituar për përgjegjësit mbetet një plagë e hapur për Kosovën dhe Amerikën”, ka shkruar Gërvalla.