Policia flet për rastin e të riut që shkroi Duda Balje: I pari e sulmoi rojën e sigurimit, e ai iu kundërpërgjigj

Një person dhe një roje i sigurimit mbrëmë janë dërguar në stacionin e Policisë së Kosovës në Prizren për intervistim, pasi ishin rrahur mes veti.

Këtë e bëri të ditur Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës në Drejtorinë Rajonale në Prizren.

Ai tha se rasti ka ndodhur rreth orës 22:30 në Qendrën Sportive në Prizren, dhe se një i ri e kishte sulmuar fizikisht një roje të sigurimit dhe më pas, ky i fundit iu kishte kundërpërgjigj.

Të njëjtit janë liruar pas intervistimi në procedurë të rregullt, dhe të dy kanë lëndime të lehta trupore.

Klankosova.tv ka kontaktuar policinë pasi deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se mbrëmë më 28 shtator është ushtruar dhunë fizike ndaj një 20-vjeçari në një koncert që u mbajt me rastin e Ditës së Boshnjakëve.