Diddy nuk po ha në burg nga frika se do të helmohet, pasi thuhet se ai ka kaseta të festave të tij “të çmendura”

Sean “Diddy” Combs nuk është duke ngrënë në burg nga frika se do të helmohet, pasi pretendohet se ai ka mbajtur kasetat e festave të tij, thonë raportet.

Reperi i turpëruar po ndan një qeli në një burg të New Yorkut me mashtruesin e kriptove, Sam Bankman-Fried pas arrestimit të tij javën e kaluar.

Manjati i muzikës është akuzuar për trafik seksual, shantazh dhe transport për t’u përfshirë në prostitucion, shkruan The Sun.

Një ish i burgosur në Qendrën e Paraburgimit Metropolitane të Bruklinit, ku po mbahet Combs, tha se argëtuesi mund të refuzojë të hajë për shkak të paranojës, raportoi NewsNation.

“Imagjinoni sikur dikush të paguante dikë nga brenda për të helmuar ushqimin e tij, t’i jepte një atak në zemër dhe ai të vdesë”, tha ish i burgosuri Larry Levine, duke cituar një burim pranë hetimit.

“Nëse dikush shkon te një nga oficerët korrektues, dhe kjo mund të ndodhë. Ata nuk bëjnë shumë para dhe ka njerëz që ka diçka me ta dhe ata kanë shumë para”.
Levine tha se Combs mbeti në vëzhgim të vetëvrasjes dhe ka pasur një vizitë fetare dhe një takim me një dietolog që nga burgimi i tij.

Ish i burgosuri tha se reperi gjithashtu nuk mund të hante sepse shumë të burgosur nuk e pëlqejnë ushqimin kur mbërrijnë për herë të parë.

Një ish-truproje ka pohuar gjithashtu se reperi i akuzuar mbante kasetat e stilit të Jeffrey Epstein të festave të tij “të çuditshme”.

Combs akuzohet se ka nxitur viktimat femra dhe punonjëset e seksit në ahengje seksuale të droguara dhe disaditore.

Sipas prokurorëve, disa gra thuhet se duhej të merrnin infuzion pas seancave të seksit për t’u rikuperuar.

Gene Deal, siguria për Combs gjatë viteve 1990, i tha podcast Art of Dialogue se ylli mësoi nga muzikantë të tjerë.

Por, nuk përmendi asnjë emër se kujt po aludonte.

Deal gjithashtu pohoi se videokasetat e festive të çmenudra do të tregonin të famshëm të tjerë që merrnin pjesë në abuzimin e supozuar.

Deal tha, “Kjo është e gjitha më e madhe se Diddy” dhe i lidhi, pa prova, akuzat me një listë të akuzave për korrupsion në New York.

Ai tha se Combs kishte qenë vetë viktimë e atyre lloj festash nga figura të industrisë kur ishte i ri në biznesin e muzikës. /telegrafi