Agjencia e ushqimit e OKB-së nis operacionin emergjent në Liban

Programi Botëror i Ushqimit (WFP) ka nisur një operacion urgjent në Liban për të ndihmuar në shpërndarjen e ndihmave për deri në një milion njerëz në rajon.

“Një përshpejtim i mëtejshëm i konfliktit këtë fundjavë nënvizoi nevojën për një përgjigje të menjëhershme humanitare,” thotë agjencia në një deklaratë, raporton BBC.

Që nga dje, kishte mbi 200 mijë njerëz që ishin zhvendosur brenda Libanit, sipas Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.

Agjencia e ushqimit – e cila tashmë ka ndihmuar më shumë se 66 mijë njerëz ditët e fundit – thotë se do të shpërndajë racione ushqimore të gatshme, bukë, vakte të nxehta dhe pako ushqimore për njerëzit e zhvendosur në strehimore në të gjithë vendin.