Ilir Peci e viziton pompën e derivateve ku ndodhi shpërthimi mbrëmë në Zveçan

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka vizituar pompën e derivateve ku mbrëmë ka ndodhur një shpërthim.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se komuna e dënon këtë akt.

"Mbrëmë pas mesnatës ka ndodhur një shpërthim pranë pompës së benzinës Lab-Oil. Nga ky incident nuk ka të lënduar në njerëz vetëm dëme materiale në objektin e pompës dhe disa vetura".

"Komuna e Zveçanit dënon këtë akt dhe personat të cilët e shkaktuan incidentin. Kryetari i komunës ishte në vendin e ngjarjes për të parë gjendjen dhe për të falenderuar Policinë e Kosovës për gatishmërinë e tyre dhe profesionalizmin e treguar në qdo moment", ka shkruar Peci.