Alarm për bombë në diskotekën ku pritej të perfomonte, Mozziku anulon koncertin në Gjermani

Reperi i njohur kosovar, Mozzik ka bërë të ditur se ka anuluar performancën e tij mbrëmë në një diskotekë në Gjermani, për shkaqe sigurie.

Mozziku ishte paraparë të perfomonte në “Navaaclub” mbrëmë, megjithatë kjo ka qenë e pamundur, për shkak se – siç thotë ai – aty kishte pasur alarm për bombë.

Sipas tij këto kanë qenë alarme të rrejshme, që në realitet s’ka pasur asnjë gjë.

Më poshtë reagimi i plotë: