Besnikë janë politikanet dhe bujqit, thotë hulumtimi
Meshkujt duhet të martohen me politikane, sepse një për qind e femrave në politikë tradhton – thotë hulumtimi i sajtit Ashley Madison, i bërë midis rreth 1.000 të intervistuarve, i cili është rrëfyes për njerëzit të cilët duan aferë
Nëse dëshironi të jeni të sigurt që bashkëshorti juaj nuk do t’ju tradhtojë, martohuni me punëtor social.
Meshkujt duhet të martohen me politikane, sepse vetëm një për qind e femrave në politikë tradhtojnë. Kështu së paku thotë hulumtimi i bërë midis më shumë se një mijë të intervistuarve të sajtit Ashley Madison.
Zgjedhje e mirë për bashkëshort besnik janë edhe bujqit, të cilët, sipas këtij hulumtimi, ishin tre për qind në listën e tradhtarëve. Befasuese apo jo, pak tradhtojnë edhe femrat të cilat merren me art dhe argëtim – vetëm katër për qind.
Më të rrezikshëm janë meshkujt të cilët punojnë në tregti, madje 29 për qind e tradhtarëve janë në këtë kategori.
Hulumtuesit e kanë shpjeguar këtë me punën në ndërresa e cila e lehtëson fillimin e tradhtisë. Midis femrave, më të rrezikshme janë mjeket dhe infermieret të cilat përbënin 23 për qind të të gjitha damave të cilat tradhtojnë.
Ata e shpjegojnë këtë me kombinimin e orëve të gjata të kaluara në punë bashkë me stresin për shkak të të cilit këto femra kërkojnë shpëtim në aferë.
Damat do të duhej të shmangnin ekspertët e IT-së, ndërmarrësit, kamerierët, barmenët, ekonomistët.
Meshkujt të cilët kërkojnë femër besnike ndoshta duhet të anashkalojnë mësueset të cilat janë, të dytat në listën e tradhtareve më të mëdha. Pasojnë ndërmarrëset, punëtoret sociale, femrat e punësuara në tregti dhe industrinë hoteliere. /Telegrafi