Trajneri i Brightonit lavdëron yllin e Chelseat

Cole Palmer shkëlqeu sonte në sfidën me Brighton, ku Chelsea e fitoi me rezultat 4-2.

Të gjithë golat e “Bluve të Londrës”, u shënuan nga një lojtari i vetë, Cole Palmer.

Pas ndeshjes, trajneri i Brightonit, Fabian Hurzeler, foli për fenomenin anglez.

“Cole Palmer është special. Ai është i pandalshëm, nuk janë shumë lojtar të kalibrit të tij”, tha trajneri gjerman.

Palmer deri më tani në Premier League ka gjashtë gola dhe katër asistime.