Kurti e Gërvalla u takuan me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, kanë takuar Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parolin.
Ministrja Gërvalla ka shkruar në Facebook se takimi është zhvilluar në margjinat e sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombëve të Bashkuara në New York.
“Me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takuam Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parolin, në margjinat e sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombëve të Bashkuara në Nju Jork”, ka shkruar Gërvalla.