Nedim Bajrami në histori, dy golat e fundit i ka shënuar brenda minutës së parë
Nedim Bajrami u bë golashënuesi më i shpejtë në një kampionat evropian, kur i shënoi Italisë në sekondën e 23-të të ndeshjes në kuadër të Evropianit 2024.
E sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, i cili u transferua në gusht të këtij viti te skuadra skoceze Rangers nga Sassuolo, ka gjetur golin e tij të parë për klubin në ndeshjen kundër Malmos në kuadër të Evropa Ligës, që u zhvillua të enjten e kësaj jave.
Por, ajo që e bën më special këtë gol është fakti se ky ishte goli i tij i parë pas atij më të shpejtit në Evropian, dhe edhe ky erdhi brenda minutës së parë.
Goli i Bajramit për Rangers u regjistrua në sekondën e 55-të të ndeshjes.
Sulmuesi shqiptar është bërë golashënuesi i parë në histori të klubit skocez që tund rrjetën në minutën e parë të një ndeshjeje të madhe Evropiane, që nga Gennaro Gattuso tetorin e vitit 1998.