Kurti dhe Gërvalla takojnë në Nju Jork, Kardinalin Pietro Parolin

Kryeministri Albin Kurti, dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla takuan në Nju Jork Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parolin.

Takimi u  mbajt në margjinat e sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takuam Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parolin, në margjinat e sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombëve të Bashkuara në Nju Jork”, shkroi Gërvalla në facebook.