Numri një i botës në tenis mund të dënohet, shkak dalja pozitiv në testin e drogës

Numri një i botës në tenis, Jannik Sinner rrezikon të dënohet, pasi Agjencia Botërore e Anti-dopingut (WADA) kërkoi një apel kundër një vendimi ‘i pa fajshëm ose neglizhencë’ për dy testet pozitive që kishte bërë në mars.

Sinner, i cili e fitoi “US Open” këtë muaj, rezultoi dy herë pozitiv për përdorimin e steroideve në mars, por Agjencia Ndërkombëtare e Integritetit në Tenis (ITIA) njoftoi se ai nuk është fajtor dhe se nuk do të ndëshkohet.

“ITIA” i besoi shpjegimit të Sinner, se kjo substancë e ndaluar hyri në trupin e tij pas një seance masazhe nga fizioterapeuti, i cili kishte përdorur një sprej që përmbante steroidin e ndaluar për të trajtuar një lëndim në gishtin e tij.

Por, “WADA” ka kërkuar nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) që të shqyrtojë një dënim prej 2 vitesh për 23-vjeçarin italian.

“Ne, nga ‘WADA’ besojmë se “pafajësia dhe neglizhenca” nuk ka vend në këtë rast. Ne kërkojmë një dënim prej 1-2 vjet. Por, ne nuk kërkojmë që atij t’i hiqet ndonjë rezultat i arritur gjatë kësaj kohe, sa ishte nën ndikimin e këtij steroidi”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga “WADA”.

“Procesi kishte shkuar në përcjellje me rregulloren e Kodit Botëror të Anti-dopingut. Megjithatë, ‘ITIA’ respekton iniciativën e ‘WADA-s’ për të apeluar në tribunalin e pavarur”, thuhet në komunkatën e Agjencisë Ndërkombëtare të Integritetit të Tenisit.

Sinner ka thënë se fizioterapeuti i tij, Giacomo Naldi kishte përdorur një sprej që përmbante klostebol në lëkurën e tij për të trajtuar një plagë të vogël në gishtin e tij, derisa e kishte masazhuar atë pa vendosur doreza, sipas “ITIA”.

Përfaqësuesit e Sinner nuk reaguan menjëherë pas vendimit të “WADA” për apelim në “CAS”.

Për momentin, teniseri është në Pekin, për të mbrojtur titullin e fituar në “China Open”./Express