Lajçaku takohet me Osmanin, i vlerëson idetë e saj për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, e ka përmbyllur pjesëmarrjen në Sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, duke u takuar me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, para kthimit në Bruksel.

Lajçak ka zbuluar se Osmani ka dhënë ide dhe rekomandime se si të zbatohet Marrëveshja e Ohrit.

“Para se të kthehesha në Bruksel, u takova me Presidenten e Kosovës VjosaOsmani për të diskutuar situatën aktuale në procesin e normalizimit. Vlerësova idetë dhe rekomandimet e saj se si të zbatohet Marrëveshja e Ohrit”, ka shkruar Lajçak.

Lajçak bashkë me Ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, James O’Brien dhe Emisarin e ShBA’së për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, janë takuar dje edhe me Kryeministrin Albin Kurti.