Vdes një person në Dresnik të Klinës, policia po heton rastin

Një person ka vdekur të premten në fshatin Dresnik të Klinës.

Policia është duke hetuar rastin, ndërsa trupi është dërguar për obduksion.

“Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, njofton Policia. /Zëri