E mitura nga Suhareka dyshohet se është dhunuar nga dy persona

Një e mitur në Suharekë është dërguar për ekzaminim mjekësor, pasi dyshohet se është dhunuar nga dy meshkuj.

Policia ka bërë të ditur se njëri nga të dyshuarit është arrestuar, ndërsa tjetri ndodhet në arrati.

“Viktima femër kosovare e mitur, dyshohet se është dhunuar nga dy të dyshuar meshkuj kosovar (njëri i mitur). Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor. Njëri nga të dyshuarit është arrit të arrestohet dhe me vendim të prokurorit të dërgohet në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati”, njofton Policia. /Zëri