Një shtetas shqiptar i arrestuar për drogën milionëshe në Pejë, 6 persona tjerë në kërkim

Prokuroria Themelore në Pejë dhe Policia e Kosovës të premten kanë bërë të ditur se një shtetas i Shqipërisë është arrestuar për drogën e gjetur në fshatrat Kliçin dhe Sferkë të Pejës, ndërsa në kërkim janë shpallur mbi gjashtë persona të tjerë.

I arrestuari, sipas hetimeve, ka qenë në cilësinë e punëtorit.

Në një konferencë për media nga vendi ku u gjet droga, togeri Astrit Jasiqi, siç raporton Koha, ka bërë të ditur se hetimi ka zgjatur mbi dy muaj, ndërsa sasia dhe vlera e drogës mund të ndryshojë pasi janë ende në fazat e para të hetimit.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, i pyetur nga gazetarët se sa persona janë të kërkuar, u shpreh: “Më tepër se gjashtë persona”.

Ai shtoi se shumë shpejt do të bëhet i mundur edhe arrestimi i tyre pasi janë shpallur në kërkim nga Policia.