Gjykata e Lartë në Shqipëri merr vendim për burrin që vrau gruan e tij gjyqtare

Burrit të cilit akuzohet se vrau gruan e tij gjyqtare, i është vërtetuar dënimi me burgim të përjetshëm.

Kështu vendosi Gjykata e Lartë në Shqipëri. Në Gjykatën e Lartë, Fildez Kasemi kërkoi shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Apelit për Krimet të Rënda të vitit 2019, me pretendimin se duhet shkallë më e ulët.

Nëse atij do t’i pranohej kërkesa për gjykim të shkurtuar, do të shpëtonte nga dënimi i përjetshëm.

Gjatë procesit gjyqësor ndaj tij në shkallët më të ulëta, Kasemi ka mbajtur qëndrim pohues për ngjarjen, ndërsa ka pretenduar se ish-bashkëshortja i kishte kthyer fëmijët kundër dhe se nuk ishte mirënjohës për investimet e bëra karshi saj.

Vrasja e gruas dy vjet pas divorcit nga i shoqi u parapri nga konflikte të mëparshme mes të dyve, si ai i vitit 2015, ku Kasemi kërcënoi gjyqtaren me armë në një ambient publik në Golem. /a2cnn