Ambasadorët amerikanë të rajonit në Kroaci, Hovenieri: Biseduam për mbështetjen e Kosovës sovrane

Ambasadori i SHBA-së në Kosovës, Jeffrey Hovenier, ka marrë pjesë në konferencën rajonale me shefat e misioneve, i mbajtur në Zagreb.

Ai, përmes një postimi në platformën “X” ish-Twitter, është shprehur se në këtë konferencë është folur edhe për mbështetjen e SHBA-së për, siç thuhet, mbështetjen për një Kosovë sovrane, demokratike dhe multietnike.

“Diskutime të dobishme me miqtë dhe kolegët dy ditët e fundit në Konferencën Rajonale të Shefave të Misioneve, duke koordinuar përpjekjet e SHBA-së në mbështetje të paqes dhe sigurisë në rajon, duke përfshirë mbështetjen për një Kosovë sovrane, demokratike dhe multietnike”, shkroi Hovenieri.