Inspektorati i Prishtinës në aksion, largon veturat e braktisura nga hapësirat publike

Inspektorati i Prishtinë gjatë ditës së sotme ka filluar një aksion për largimin e veturave të braktisura nga hapësirat publike në kryeqytet.

Inspektorati i kryeqytetit, përmes njoftimit, ka bërë të ditur se ky aksion është pjesë e vizionit të kryetarit Përparim Rama për lirimin e hapësirave publike dhe parkingjeve, duke krijuar kushte më të mira për qytetarët dhe banorët e Prishtinës, raporton Zeri.info.

Njoftimi i plotë:

Inspektorati i Prishtinës, nën udhëheqjen e drejtorit Florian Dushi, ka nisur një aksion të rëndësishëm për largimin e veturave të braktisura nga hapësirat publike në kryeqytet.

Ky aksion është pjesë e vizionit të kryetarit Përparim Rama për lirimin e hapësirave publike dhe parkingjeve, duke krijuar kushte më të mira për qytetarët dhe banorët e Prishtinës.

Me këtë iniciativë, synohet të përmirësohet cilësia e jetës në qytet, duke eliminuar veturat që zënë hapësirat e rëndësishme dhe ndotin ambientin urban.

Ky hap tregon angazhimin e institucioneve për një Prishtinë më të pastër dhe të organizuar.