Operohet Rodri, do të rikthehet në fushë sezonin e ardhshëm

Rodri pësoi një lëndim të rëndë në ndeshje me Arsenalin, i cili do të mbajë jashtë fushave për një kohë të gjatë.

Futbollisti spanjoll gjatë ditës së sotme u operua në Madrid dhe fatkeqësisht rezultat ishin edhe më të këqija se sa ishte pritur, shkruan gazeta Express.

Këtë e konfirmoi edhe Pep Guardiola.

“Fatkeqësisht Rodri mori rezultatin më të keq. Ai u operua sot në mëngjes. Ky sezon ka përfunduar për Rodri. Sezonin e ardhshëm, ai do të jetë këtu”, ka thënë Pep.

Fituesi i Evropianit ka probleme me ACL-në.

Ai ishte një ndër favoritët kryesorë edhe për të fituar Topin e Artë, mirëpo ky lëndim do t’i bëjë dëm atij. /Gazeta Express