Arrestohet i dyshuari që goditi me thikë disa herë një person në Dubravë

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me vendim të prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një person të dyshuar me inicialet Sh.K., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Vrasje në tentativë”, nga Neni 172, lidhur me Nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“I dyshuari i lartcekur është ndaluar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshjeje lidhur me një konflikt pronësor në fshatin Dubravë, ka sulmuar fizikisht me thikë të dëmtuarin Z.M., duke e goditur disa herë në pjesë vitale të trupit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria Themelore në Ferizaj thotë gjithashtu se ndaj të njëjtit do të ndërmarrë veprimet e mëtejme ligjore. /Zëri