Kurti i gëzohet sondazhit të Gallup-it, që e nxjerr Kosovën ndër vendet më të sigurta

Sipas raportit të fundit të Gallup-it mbi Sigurinë Globale, Kosova është renditur në mesin e 12 vendeve ku njerëzit ndihen më së shumti të sigurt për të ecur vetëm në rrugë gjatë natës.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryeministri i vendit Albin Kurti, i cili ka thënë se raporti i Gallup-it, është dëshmi e progresit shoqëror e institucional.

Përmes një postimi në platformën “X”, kryeministri ka përgëzuar institucionet e zbatimit të ligjit për sigurinë që u ofrojnë qytetarëve të Kosovës

“Kjo është një tjetër dëshmi e progresit tonë të vazhdueshëm shoqëror dhe institucional gjatë viteve të fundit. Dua të përfitoj nga ky rast për të uruar agjencitë tona të zbatimit të ligjit që i bëjnë qytetarët tanë të ndihen të sigurt dhe të sigurt”, shkroi Kurti.

Kosova është renditur në vendin e 12-të për ndjenjën e sigurisë gjatë ecjes vetëm natën, sipas një studimi të Gallup-it për vitin 2023.

87% e qytetarëve të anketuar në Kosovë raportuan se ndihen të sigurt në qytetin e tyre, një tregues pozitiv për nivelin e sigurisë në vend.

Gallup është një kompani e njohur ndërkombëtare e hulumtimit të opinionit dhe analizës së të dhënave, e themeluar në 1935 nga "George Gallup".