Arsenali dhe Man City mund të luftojnë për Van Bommelin
Ruben van Bommel, djali i legjendës së futbollit holandez, Mark van Bommel, po tërheq vëmendjen serioze nga klubet kryesore angleze, pas një fillimi të shkëlqyer të sezonit në Holandë.
Sipas “TBR Football”, anësori 19-vjeçar ka qenë në formë të jashtëzakonshme, duke shënuar katër gola dhe duke dhënë dy asistime në katër paraqitjet e tij të fundit, duke tërhequr vëmendjen e klubeve si Arsenali, Manchester City dhe Newcastle United.
Anësori, i cili gjithashtu ka përfaqësuar skuadrën U-21 të Holandës, duke shënuar katër gola në 10 paraqitje, aktualisht ka kontratë me AZ Alkmaarin deri në vitin 2027. /Zëri