Gallup: Kosova, e 12-ta në mesin e vendeve më të sigurta për të ecur gjatë natës vetëm

Kosova është renditur në mesin e 12 vendeve ku njerëzit ndihen më së shumti të sigurt, duke ecur vetëm në rrugë gjatë natës, sipas raportit të fundit të Gallup-it mbi Sigurinë Globale.

Në këtë listë bashkë me Kosovën janë edhe Kuvajti, Singapori, Norvegjia, Arabia Saudite, Taxhikistani, Sllovenia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Salvadori, Mali i Zi, Islanda, Luksemburgu dhe Zvicra, teksa Kosova është e 12-ta në këtë listë.

Kosova renditet edhe te shtetet me indeksin më të lartë për rend dhe ligj, ose 91 pikë.

Këtij raporti i ka bërë jehonë edhe Lëvizja Vetëvendosje, përmes një postimi në faqen zyrtare.

Sipas raportit të fundit të Gallup-it mbi Sigurinë Globale, Kosova renditet në vendin e 12-të në botë, në mesin e vendeve ku njerëzit ndihen më së shumti të sigurt në vitin 2023”, thuhet në postimin e LVV-së. /express