Sekuestrohet mbi një ton drogë në Pejë, vlera rreth pesë milionë euro
Prokuroria Themelore në Pejë ka realizuar një nga aksionet më të mëdha antidrogë që nga paslufta, duke sekuestruar mbi një ton drogë.
Sipas zëdhënësit të Prokurorisë, Shkodran Nikçi, vlera e drogës kap shifrën e pesë milionë eurove.
Operacioni është ende duke u zhvilluar, ndërkohë që priten detaje të tjera rreth hetimeve.
“Sot mbi një (1) ton drogë e sekuestruar nga Prokuroria Themelore në Pejë. Vlera e drogës është rreth 5 milionë euro dhe është ndër aksionet me të mëdha antidrogë nga paslufta. Aksioni është në zhvillim…”, shkroi Nikçi në Facebook.
Në fotografinë nga vendi i ngjarjes së bashku me Nikçin shihet edhe zëvendëskryeprokurori në Pejë, Ersan Qavolli.