Zhduken dy vajza të mitura, në Ferizaj dhe Suharekë
Dy vajza të mitura janë raportuar të zhdukura gjatë 24 orëve të fundit.
Në rastin e parë nëna nga Ferizaj ka raportuar të enjten në Polici se vajza e saj e mitur që nga 23 shtatori është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Rasti është duke u hetuar.
Rasti i dytë ka ndodhur në Suharekë, ku po ashtu nëna ka raportuar se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Rasti është duke u hetuar. /Zëri