Sot fillon xhiroja e shtatë në Albi Mall Superligë, Llapi nikoqir i Suharekës

Sot (e premte) do të fillojë xhiroja e shtatë në Albi Mall Superligën e Kosovës, me ndeshjen hapëse mes Llapit dhe Suharekës.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” dhe fillon në orën 15:00.

Llapi renditet në vendin e pestë me dhjetë pikë, kurse Suhareka është lidere me 13 sosh.

Nga dy ndeshje të tjera do të zhvillohen në ditën e shtunë dhe në atë të diel. /Zëri

E shtunë:

Ballkani – Ferizaj.

Dukagjini – Drita.

E diel:

Feronikeli ’74 – Malisheva.

Gjilani – Prishtina.