Abdixhiku: Qytetarët tanë janë mashtruar e lënë në mëshirë të çmimeve të larta e pagave të ulëta

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është takuar sot me fshatarët e Krushevës së Madhe të Klinës.

Ai thotë se ka prezantuar idetë dhe pakot për familjen e fëmijët, për pagat, për shtetin dhe vet rrugëtimin tonë afatgjatë.

Ndër të tjerash kreu i LDK-së u shpreh se familjet kosovare, janë mashtruar e lënë në mëshirë të çmimeve të larta, pagave të ulëta, pasigurisë e vet propagandës

Postimi i plotë i Abdixhikut, pa ndërhyrje:

Asgjë si takimet me familjet kosovare. Sonte, qëndrova në fshatin Krushevë e Madhe të Klinës, në mikëpritjen e familjes Bekaj dhe kryetamiljarëve të këtij fshati.

Një tjetër pritje e ngrohtë, një tjetër thirrje për planin tonë.

I prezantova idetë e pakot tona për familjen e fëmijët, për pagat, për shtetin dhe vet rrugëtimin tonë afatgjatë. Përgjatë katër viteve të shkuara, Kosova ka ngecur. Qytetarët tanë, familjet kosovare, janë mashtruar e lënë në mëshirë të çmimeve të larta, pagave të ulëta, pasigurisë e vet propagandës. Shpresa e premtuar u është vjedhur. Me 9 shkurt ata flasin sërish. Ndryshimi është i mundshëm; e LDK dhe unë do të bëjmë çmos që atë ta jetësojmë në plotni.