Zbulohet varreza historike në Shënmëri të Tiranës
Arkeologët e Drejtorisë së Shërbimit Arkeologjik kanë realizuar me sukses një gërmim shpëtimi në fshatin Shënmëri të Tiranës, ku u zbulua një varrezë që daton në dy periudha historike të rëndësishme, atë helenistike dhe mesjetare.
Lajmin e ka publikuar Edi Rama i cili shkruan se një zbulim i jashtëzakonshëm arkeologjik ka dalë në dritë.
“Ky zbulim dëshmi e historisë dhe jetës së banorëve të lashtë të kësaj zone shënon për herë të parë edhe gjetjet e kulturës arbërore në zonën e Tiranës, duke i shtuar vlera të jashtëzakonshme trashëgimisë kulturore të kryeqytetit, por njëkohësisht edhe turizmit historik e kulturor të vendit tonë.”
Stolitë e zbuluara në varret mesjetare ngjajnë me ato të kulturës arbërore të gjetura më parë në Koman, Krujë, Lezhë dhe Përmet, duke treguar për një shpërndarje të gjerë kulturore në Shqipëri.