Rrëfen axha i Afrim Bunjakut: Më thoshte, “çdo herë përshëndetem me fëmijët kur nisem në veri”

Heroi Afrim Bunjaku parandiente rrezikun sa herë vishte uniformën për të marrë rrugën drejt veriut e vendbanimeve si Banjska.

Këtë e ka thënë axha i tij, Gani Bunjaku, i cili tregon të ketë qenë një nga njerëzit me të cilin Afrim Bunjaku ndante plot momente nga përditshmëria e tij.

“Çdo herë në prezencë të fëmijëve… çdo herë ka thënë ‘që s’e kuptojnë që çdo herë përshëndetna për të fundit herë kur nisna për atë drejtim’. Mua më kanë thënë dhe i kam thënë mos të diktojnë fëmijët. Ajo është puna jote”.

Ai tregon edhe emocionin që Afrim Bunjaku kishte shfaqur kur policia patrulluese ishte pajisur me armë të gjata.

“Kur u furnizua me armë të gjata, kah vjen, e kish pas marrë dhe ish gëzu shumë. Thojke ta pagujmë veten, me një pishtole s’mujm me ba kurgja, a ky rrok gjon. Sytë i keshnin që ia kishin dhënë armën. Çdo herë ka thënë se ‘nuk besoj që shkoj gjakhumbur’. Dhe shokët ia kanë marrë hakun aty për aty”, tha ai për Klan Kosovën.