Osmani flet me O’Brienin për sigurinë në rajon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në New York, është takuar me ndihmës-sekretarin e Shtetit, Jim O’Brien.

“Takimi i radhës me ndihmës-sekretarin e Shtetit, Jim O’Brien, për të diskutuar për thellimin më tutje të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara, si dhe ndërmarrjen e hapave që janë në interes të qytetarëve të Kosovës, integrimit euroatlantik të vendit tonë, si dhe paqes dhe sigurisë në të gjithë rajonin”, ka shkruar Osmani. /Zëri