Sulm izraelit në një shkollë në Gazë, raportohet për viktima

Forcat ajrore të Izraelit thonë se kanë kryer një sulm të saktë në një qendër komandimi të përdorur nga Hamasi.

Mediat palestineze e quajtën objektivin shkollën Hasfa al Faluja dhe thanë se njerëzit e zhvendosur kishin përdorur vendin për t’u strehuar.

Mjekët në vendin e sulmit thanë se 14 palestinezë u vranë, shkruan Sky News.

Në një postim në lidhje me sulmin në kanalin e saj Telegram, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se kishin ndërmarrë “hapa të shumtë” për të zbutur rrezikun e dëmtimit të civilëve, duke përfshirë përdorimin e municioneve të sakta dhe mbikëqyrjen ajrore.

Ai tha se objektivi më parë shërbente si shkollë, por tani përdorej nga Hamasi “për të planifikuar dhe ekzekutuar sulme terroriste”. /abcnews