Policia vendos pengesa të pjesërishme tek ura e Bërnjakut, Elshani jep detaje

Policia e Kosovës është duke vendosur pengesa mbi urën e Bërnjakut, siç ka thënë, me qëllim të parandalimit të kontrabandës.

Lajmin ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani ka thënë se këto pengesa bllokojnë kalimin e kamionëve, kurse për veturat e vogla kalimi është i mundur.

“Policia e Kosovës po vendos pengesa te pjesërishme tek ura e Bërnjakut, me qëllim të parandalimit të kontrabandës. Aty nuk mund të kalojnë kamionët, ndërsa për veturat e vogla kalimi është i mundur”, tha Elshani. /Zëri