Shkarkohet sekretari i UP-së, Besfort Krasniqi

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës e ka shkarkuar sot nga detyra sekretarin e përgjithshëm, Besfort Krasniqi.

Lajmin e konfirmoi udhëheqësi i Këshillit Drejtues, Altin Sahiti.

“Po, sot është shkarkuar sekretari i përgjithshëm i UP-së”, tha shkurt Sahiti.

Ndryshe, Besfort Krasniqi ishte emëruar sekretar i përgjithshëm i UP-së në mars të vitit 2023. Ai një kohë para marsit 2023 ishte edhe ushtrues detyre i sekretarit të përgjithshëm. /telegrafi