Rrotullohet kamioni i një kompanie pastrimi në Mazgit, ngasësi përfundon në QKUK [foto]

Një aksident trafiku ka ndodhur në Magzit të Prishtinës, ku është rrotulluar një kamion i një kompanie pastrimi.

Mësohet se ngasësi i kamionit është dërguar në QKUK, ndërsa nuk dihet nëse ka të tjerë të lënduar.

Kamioni i aksidentuar i takon kompanisë “Pastrimi” në Lipjan.

Në lidhje me këtë rast, policia ende nuk ka dhënë informacione. /klankosova