Samiti për Ukrainën, Osmani përshëndetet me Bidenin në New York

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është përshëndetur me presidentin e Amerikës Joe Biden, në Samitin për Ukrainën, që është mbajtur në New York të SHBA-së.

Osmani ka thënë se është ftuar në këtë takim nga Shtëpia e Bardhë, teksa ka publikuar fotografitë duke shtrënguar duart me presidentin Biden.

“E nderuar me ftesën e Shtëpisë së Bardhë që t’u bashkohem liderëve të tjerë botërorë në Samitin e radhës për Ukrainën, i cili kësaj radhe u mbajt në New York, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Kombeve të Bashkuara”, shkroi ajo.