Aksident mes pesë veturave në Fushë-Kosovë, lëndohen tre persona

Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident zinxhiror që ka ndodhur sonte në rrugën Fushë-Kosovë – Prishtinë.

Policia ka konfirmuar se në këtë aksident janë përfshirë pesë vetura, raporton Zeri.info.

“Sot rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira pesë automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. /Zëri