Osmani takohet me Asistentin Special të Biden dhe drejtorin për Evropë në NSC, thotë se folën për bashkëpunimin Kosovë - SHBA

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Ambasadorin Michael Carpenter, Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri të Shtëpisë së Bardhë, gjatë qëndrimit në New York.

Osmani ka thënë se me Carpenter ka diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimit Kosovë-ShBA në tejkalimin me sukses të “sfidave të përbashkëta”.

“Mirënjohëse për takimin e radhës me Ambasadorin Michael Carpenter, Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri të Shtëpisë së Bardhë, ku diskutuam për rëndësinë e bashkëpunimit Kosovë-ShBA në tejkalimin me sukses të sfidave të përbashkëta. ”, ka shkruar Osmani.

Carpenter është edhe Asistent Special i Presidentit Joe Biden.