Ura e Badocit, Durmishi thotë se po punohet intensivisht që ndërtimi të përfundojë brenda afatit

Ndërtimi i urës së Badocit ka pësuar disa ndryshime në projekt, ndërsa punimet po vazhdojnë.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, i cili ka vizituar sot punimet, ka thënë se po punohet intensivisht që ndërtimi i urës të përfundojë brenda afatit, transmeton Zeri.info.

“Vizitë për të parë punimet në ndërtimin e urës së Badocit. Pas ndryshimeve të nevojshme në projekt, tashmë ka përfunduar vendosja e pilotave për bazamentin e urës. Po punohet intensivisht që ndërtimi u urës së re të përfundojë brenda afatit”, shkroi Durmishi në Facebook, ku ndau fotografi nga punimet që po bëhen për urën. /Zëri