Heung-min Son flet për të ardhmen e tij te Tottenhami

Sulmuesi i Tottenhamit, Heung-min Son, ka folur për të ardhmen e tij te klubi anglez.

Son tha se nuk kemi folur ende për asgjë me klubin, teksa u shpreh së është plotësisht i fokusuar dhe se dëshiron të fitojë diçka këtë vit.

“Nuk kemi folur ende për asgjë”, tha fillimisht Son.

“Jam plotësisht i fokusuar në këtë vit dhe dua të fitoj diçka që të gjithë në klub e meritojnë. Në të ardhmen nuk e dini kurrë se çfarë do të ndodhë. Do të jap gjithçka për këtë klub me siguri”, u shpreh ai.

Son ka kontratë të vlefshme me Spurs deri më 30 qershor të vitit 2025. /Zëri