Osmani takon homologun nga Mauritania, flasin për rritjen e bashkëpunimit mes dy shteteve
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në New York është takuar me presidentin e Mauritanisë, Mohamed Ould Ghazouani.
Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me homologun e saj kanë folur për rritjen e bashkëpunimit midis dy shteteve.
“Në New York e falënderova presidentin e Mauritanisë, Mohamed Ould Ghazouani, për mbështetjen e patundur për Republikën e Kosovës”.
“Bashkë diskutuam rritjen e bashkëpunimit midis dy shteteve tona, si dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës”, shkroi presidentja Osmani.