Komisioni Hetimor për punësimet në MPJD s’arrin ta miratojë raportin e ekspertëve

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Në rend dite ka qenë miratimi i raportit fillestar i punës së ekspertëve, si dhe hartimi i listës së dëshmitarëve për intervistim në Komision.