Policia në kërkim të dy personave për vjedhje në kryeqytet

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e dy personave të dyshuar.

“Sektori i hetimeve të kryeqytetit, me autorizime nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi”, thuhet në njoftim.

Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në dy raste të ndara të vjedhjeve të rënda që kanë ndodhur në kryeqytet.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave ose vendndodhjes së tyre, kontaktoni Policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftim.