Lëndimi i Mbappes, këto janë të rejat e fundit

Kylian Mbappe do t’u nënshtrohet testeve brenda 24 orësh për shkak të shqetësimeve në kofshë.

Stafi i Real Madridit do të vlerësojë Kylian Mbappen këtë javë për të kuptuar detajet e lëndimit të pësuar mbrëmë.

Të gjithë presin të jetë një shqetësim i lehtë, teksa testet do të qartësojnë situatën, pasi Real Madrid dëshiron të jetë i sigurt.

Mbappe u lëndua gjatë fitores së mbrëmshme 3:2 ndaj Alavesit në La Liga.