Sveçla: Reforma në administratën publike po përmirësohet, angazhimi ynë do të jetë maksimal

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se reforma në administratën publike dita-ditës po përmirësohet, ndërsa theks të veçantë ka thënë se po i japin cilësisë së shërbimeve.

Në konferencën “KosovaPAR2024”, Sveçla ka thënë se Kosova ka bërë përparime në administratën publike. Ndihmë në këtë drejtim sipas tij kanë dhënë edhe partnerët ndërkombëtarë.

“Në krahasim me vitet e kaluara, sot reforma digjitale ka mbi 180 qasje në shërbime publike. 63 për qind e të rekrutuarve janë gra. Kosova ka bërë përparime në administratën publike, e gjithë kjo edhe falë mbështetjes së partnerëve tanë e miqve ndërkombëtarë, andaj duke qenë se reforma është element kyç për përmirësimin e qytetarëve tanë, angazhimi ynë do të jetë maksimal”, ka thënë Sveçla.