Ambasada italiane kujton policin e rënë Afrim Bunjaku: Të përfshirët do të mbajnë përgjegjësi

Ambasada e Italisë në Kosovë ka kujtuar vrasjen e policit Afrim Bunjaku, në veri të Kosovës, pas sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar.

Italia ka rikonfirmuar qëndrimin që përgjegjësit e këtij krimi të tmerrshëm, së bashku me të gjithë të përfshirët do të mbajnë plotësisht përgjegjës.

“Të kujtojmë dhe nderojmë kujtimin e policit të Kosovës Afrim Bunjaku, i vrarë frikacakisht në sulmin në Banjskë një vit më parë. Italia rikonfirmon qëndrimin e saj se përgjegjësit e këtij krimi të tmerrshëm, së bashku me të gjithë të përfshirët, do të mbajnë plotësisht përgjegjësi”, ka shkruar ambasada italiane në platformën X.

Sot është shënuar përvjetori i parë i vrasjes së policit Afrim Bunjaku.

Përgjegjësinë për sulmin terrorist e kishte marrë Millan Radoiçiqi, i cili më parë kishte funksione në partinë politike Lista Serbe.