Real Madridi “për pak” lëshon fitoren nga duart, mposht Alavesin në “Santiago Bernabeu”

Real Madridi ka arritur të fitojë me rezultat të ngushtë ndaj Alavesit, në kuadër të xhiros së shtatë në La Liga.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Santiago Bernabeu” përfundoi me rezultat 3-2.

Golat për Los Blancos i shënuan Vazquez (1’), Mbappe (40’) dhe Rodrygo (48’), kurse për Alavesin realizuan Benavidez (85’) dhe Garcia (85’).

Me këtë fitore Real Madridi është i dyti me 17-të pike, kurse Alavesi mbetet i teti me dhjetë sosh. /Zëri