Raportohet për një aksident të rëndë mes tre veturave në rrugën Drenas-Komoran

Një aksident i rëndë mes tre veturave raportohet se ka ndodhur sonte në orët e mbrëmjes në rrugën Drenas-Komoran.

Deri më tani nuk dihet se cili është bilanci i këtij aksidenti.

Nga Policia e Kosovës ende nuk kanë dhënë detaje.

Pamjet nga vendi i ngjarjes janë publikuar nga Drenica Online.