Netanyahu paralajmëron libanezët: Kush ka bomba në shtëpi, ajo do t’i rrafshohet

Benjamin Netanyahu i ka dërguar një mesazh të dytë popullit të Libanit brenda dy ditësh.

Përmes një mesazhi në platformën X, kryeministri izraelit tha se “kushdo që ka raketa në dhomën e ndenjes apo në garazhin e tij, nuk do të ketë shtëpi”.

Më herët, ushtria izraelite tha se kishte gjetur municion në shtëpitë e njerëzve.

Netanyahu i bëri thirrje popullit libanez që të “shpëtojë veten” nga “kontrollet” e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah.

“Lufta jonë nuk është me ju. Lufta jonë është me Hezbollahun”, tha ai nga një bazë ushtarake në një vend të pazbuluar.

“Nasrallah po ju çon në buzë të humnerës. Shpëtojeni veten nga kontrolli i Nasrallahut, për të mirën tuaj”, pohoi ai.

Ndryshe, Izraeli pas sulmeve në Gaza dhe Bregun Perëndimor, tashmë ka nis një operacion të gjerë në Liban, gjegjësisht ndaj grupit Hezbollah.