Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit që u kap me dy qese narkotikë në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar paraburgimin për 30 ditë të të pandehurit B.P. për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri ishte kapur me lëndë narkotike pasi ishte ndaluar nga Policia e më pas i janë gjetur dy qese me gjithsej 1 kg e 566 gramë narkotikë.

“I pandehuri me parë e gjer me dt.23.09.2024, rreth orës 21:10 në rr. Gasper Karaqi në Gjakovë, pa autorizim dhe me qellim shitje ka poseduar substanca apo preparate të cilat me ligj janë shpallur si narkotik në atë mënyrë që Njësia e Trafikut përderisa ndodheshin në pikë kontroll, kanë sinjalizuar për t’u ndalur të pandehurin i cili po e drejtonte veturën VW Golf, ku i njëjti i është shmangur Njësitit të Trafikut, duke tentuar të ik përmes rrugës në drejtim të Gjakovës, policia kanë vazhduar në drejtim të tij dhe kanë arritur t’a ndalojnë, pasi që i njëjti është njoftuar për arsyen e ndaljes, është vërejtur një shqetësim tek i njëjti, për një moment ka marr dy qese të zeza dhe ka filluar të vrapoj në një distancë prej 300 metra i pandehuri ka hedhur qesen e madhe në sasi rreth 995 gr, narkotik, ndërsa qesen tjetër më të vogël në sasi prej 571 gr, ka vazhdu që ta mbaj në dorë, pasi është arrestuar është hapur qesja dhe është vërejtur se ka lënde të dyshuar për narkotik, në peshë të përgjithshme rreth 1 kg e 566 gram narkotik, të gjitha të sekuestruar dhe me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 par.1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.